Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë  qëndruar më gjatë në sallën e Kuvendit, edhe pas dështimit të 40-të.

Veprimi ishte paralajmëruar nga deputeti, Mërgim Lushtaku, që u shpreh para mbledhjes së sotme që “është mirë ta përcillni aktivitetin tonë”.

PDK-ja dhe partitë tjera opozitare kanë refuzuar të votojnë për komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, ka thënë se kanë qëndruar më gjatë duke e parë se “seancat është e turpshme të rrimë vetëm dy minuta”.