PDK-ja sërish para Qeverisë, kërkon thirrjen e seancës

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe të martën aksionin e saj para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në ndërtesë në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Këtij aksioni i është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK).

Deputetët e PDK-së po kërkojnë që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e seancës dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit.

Aksioni vjen pas disa ditësh përpjekjesh të kësaj partie për të ushtruar presion për vazhdimin e seancës.

PDK-ja dhe Aleanca kanë kërkuar vazhdimisht që seanca e ndërprerë të vazhdojë, ndërsa PDK-ja ka dorëzuar disa kërkesa zyrtare drejtuar Deharit për caktimin e vazhdimit të saj./EO

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika