“PDK-ja sot kërkon drejtësi, dikur zyrtarët e saj ikinin nga burgjet”, thotë këshilltari i ministres Haxhiu
Këshilltari i ministres së Drejtësisë, Flamur Pireva, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shkarkimin e ministres Albulena Haxhiu dhe intervistimin e saj nga Prokuroria Speciale. Në një postim në Facebook, Pireva e ka akuzuar PDK-në për hipokrizi dhe përpjekje për të bllokuar drejtësinë. “PDK sërish qenka orvatë në konferencë […]
Këshilltari i ministres së Drejtësisë, Flamur Pireva, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shkarkimin e ministres Albulena Haxhiu dhe intervistimin e saj nga Prokuroria Speciale.
Në një postim në Facebook, Pireva e ka akuzuar PDK-në për hipokrizi dhe përpjekje për të bllokuar drejtësinë.
“PDK sërish qenka orvatë në konferencë për media duke konkludu që duhet dorëheqje e ministres Haxhiu. PDK-ja! Imagjinoje!” ka shkruar Pireva, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm pas rasteve të arratisjes nga burgjet e Kosovës.
Pireva ka shtuar se PDK-ja, në vend që të kërkojë përgjegjësi, duhet të kujtojë kohën kur vetë zyrtarët e saj iknin nga drejtësia dhe burgu.
Ai ka theksuar se qytetarët kanë humbur besimin tek institucionet e drejtësisë për shkak të veprimeve të mëparshme të kësaj partie.
PDK-ja kërkon dorëheqjen e Haxhiut dhe intervistimin e saj nga prokuroria















