Protestës së Grupit Parlamentar të PDK-së, e cila po mbahet prej disa kohëshpara ndërtesës së Qeverisë në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, i janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë të kësaj partie nga Ferizaj dhe Hani i Elezit.
Protesta e deputetëve të PDK-së dhe Aleancës po zhvillohet para objektit të Qeverisë, ndërsa në ditët e fundit këtij aksioni i janë bashkuar edhe struktura lokale të PDK-së nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Pjesëmarrja e strukturave lokale të partisë në protestë vjen në kuadër të presionit politik për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe tejkalimin e ngërçit institucional.
PDK-ja dhe Aleanca kanë kundërshtuar zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, ndërsa kanë kërkuar që seanca të vazhdojë dhe deputetët të ushtrojnë mandatin e tyre kushtetues.