Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda ka folur në foltoren e Kuvendit pas dështimit të seancës së 44-të.

Ai ka thënë që PDK’ja shpreh ngushëllime familjes së Agon Zejnullahut, derisa kërkon edhe dorëheqjen e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçlës.

“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na ka tronditur të gjithëve. Nuk mund të ketë heshtje kur humb jetën një i ri pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për këtë dështim të rëndë politik dhe institucional,” tha Gruda.

Ai theksoi se “drejtësia nuk mund të vonohet dhe se institucionet duhet të tregojnë seriozitet maksimal në hetimin e plotë dhe të pavarur të këtij rasti, për të garantuar transparencë dhe besim publik”.

Partitë ish-opozitare PDK=ja, LDK-ja e AAk-ja janë duke vazhduar të qëndrojnë brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe janë duke zhvilluar edhe fjalime.