Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që nesër, më 18 gusht, në orën 11:00, ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
PDK ia rikujton Deharit se ai ndodhet në atë pozitë vetëm për ta mundësuar zhvillimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, jo për të vendosur politikisht nëse dhe kur do të vazhdojë ajo.
“Roli i tij është procedural, i përkohshëm dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”.
“Z. Dehari, thirreni seancën. Deputetët janë zgjedhur për të qenë në Kuvend, jo për të pritur vullnetin politik të askujt. Nesër, në orën 11:00, PDK do të jetë në sallë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.