PDK kërkon që koeficienti i pagave të jetë së paku 120 euro

Qeveria ka njoftuar se vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndaj këtij vendimi Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se do të propozojë amandamentimin e Ligjit për Buxhetin, me kërkesën për rritje të koeficientit në vlerën 120 euro

Arben Mustafa, koordinatori i departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës pas publikimit të koeficientit të pagave në vlerë 105 euro.

Mustafa në një konferencë për media ka thënë se Qeveria e Kosovës ka goditur edhe një herë standardin e jetesës të shumë qytetarëve të Kosovës, pasi sipas tij, kanë paraqitur një koeficient të pagave që nuk i përmbushë nevojat e qytetarëve.

“Me këtë koeficient shumë kategorive të rëndësishme të punonjësve publikë nuk i ofrohet një pagë dinjitoze, ndërsa shumë të tjerave madje u zvogëlohen pagat mu në këtë periudhë të rëndë të krizës. Është vështirë e kuptueshme sjellja e një qeverie e cila në periudhën më të vështirë ekonomike në të cilën po kalon vendi, si pasojë e rritjes enorme të çmimeve, ndërmerr veprime të njëpasnjëshme që rëndojnë dhe nuk ndihmojnë gjendjen financiare të qytetarëve”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Mustafa ka thënë se ende pa kaluar tronditja nga shtrenjtimi i faturave të tatimit në pronë, Qeveria sipas tij ndërmerr një goditje tjetër, “atë të ndëshkimit me pagë të kategorive të ndryshme të punonjësve të sektorit publik, duke lënë kështu qytetarët në pasiguri të lartë se cilat do të jenë veprimet e radhës të kësaj qeverie”.

Prandaj, ai ka deklaruar se PDK-ja do të propozojë amandamentimin e Ligjit për Buxhetin, me kërkesën për rritje të koeficientit në vlerën 120 euro.

“Gjatë kësaj qeverisje, rritje substanciale kanë shënuar vetëm çmimet dhe emigrimi, por jo edhe standardi i jetesës së qytetarëve. Për Partinë Demokratike të Kosovës, çdo koeficient page nën 120 euro vetëm se rritë degradimin që ka kapluar standardin e jetesës në Kosovës dhe kontribuon në humbjen e mëtejme të shpresës për një jetë të dinjitetshme në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës do të propozoj amandament në Ligjin për Buxhetin, me kërkesën për rritje të koficientit në vlerën 120 euro”, ka njoftuar Mustafa.

Po ashtu, ai ka konsideruar që vlera e koeficientit të pagave e paraqitur nga Qeveria Kurti, jo vetëm që do të përkeqësojë mirëqenien e shumë kategorive të qytetarëve, por do t’i nxisë profesionistët të ikin nga sektori publik.

“Kemi një qeveri e cila tiparin më të dalluar e ka propagandën, por që assesi nuk po arrin të lë gjurmë në rritjen e përgjithshme të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se kjo vlerë përveç se do të përkeqësojë mirëqenien e shumë kategorive të qytetarëve, po ashtu do të ndikojë negativisht në cilësinë e shumë institucioneve duke i nxitur profesionistët që të ikin nga sektori publik.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika