PDK, LDK dhe AAK refuzojnë seancën e orës 11:00

Tri partitë kryesore ish-opozitare në Kuvendin e Kosovës, PDK, LDK dhe AAK, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e parashikuar për orën 11:00, duke e cilësuar atë si të paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kritikoi Vetëvendosjen, duke e cilësuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme si akt arbitrar dhe antikushtetues.

LDK konfirmoi se nuk do të marrë pjesë fare në seancën e orës 11:00, të cilën Abidxhiku e quajti “shfaqje parlamentare të një pushteti në ikje”.

Edhe nga PDK-ja e konfirmuan se  nuk do të jenë të pranishëm në seancën e parë të ditës.

Po ashtu, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi bojkotin e seancës së parë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika