Partia Demokratike e Kosovës, e ka quajtur Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, sekser të Kryeministrit Albin Kurti.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ambasadori Berisha, shërben si një sekser i Serbisë dhe i kryeministrit Albin Kurti.
“Ambasadori ynë shërben si nnje sekser, i Serbisë, i kryeministrit tonë, mes tij dhe mafias serbe energjetike e cila me çdo ngulm pengon themelimin e komisionit hetimor, për të hetuar zhvillimet energjetike në periudhën kur Kosova ka ndarë mbi 100 milionë euro”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, Berishaj ka bashkëpunuar me një kompani serbe të energjisë, prej të cilëve është paguar rreth 600 mijë euro.
“Pas raportimeve të fundit nga mediat sllovene për involvimin e ambasadorit në Kroaci në një aferë korruptive ku janë pjesë edhe kompanitë serbe, nxjerrë në pah që ambasadori ynë i cili në qeverinë Kurti 1 ishte këshilltar, tashmë është këshilltar apo punëtor i një kompanie në serbi energjetike, e cila sipas raportimeve e ka paguar ambasadorin 600 mijë euro”, ka deklaruar ai.
Tutje ai ka thënë se kompania serbe me të cilën ka bashkëpunuar ambasadori Berishaj, ka blerë dhe ka shitur energji nga Kosova.
Për këtë arsye sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës, po e pamundëson, themelimin e komisionit hetimor për energji, sepse frikësohet për gjetjet e tij.