PDK mbledh Kryesinë: Nuk lejojmë që pushteti të mbivendoset mbi Kushtetutën

Partia Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë, dënon ashpër përpjekjet për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas njoftimit të PDK-së, kryetari i Bedri Hamza, ka theksuar se ky veprim përbën cenim të rëndë të rendit kushtetues dhe e shtyn vendin drejt një anarkie politike me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë”, u shpreh Hamza.

Kryesia e PDK-së ka theksuar se shteti i Kosovës është ndërtuar me shumë sakrificë dhe se veprimet e tilla përbëjnë rrezik serioz për themelet demokratike të tij.

PDK ka shtuar se Kushtetuta dhe ligjet nuk mund të interpretohen sipas interesave të ngushta ditore politike dhe se çdo devijim nga këto parime krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme politike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit demokratik dhe të ardhmes së vendit, duke ftuar njëkohësisht qytetarët të jenë vigjilentë dhe aktivë në mbrojtje të shtetit të së drejtës.

Çitaku i bën thirrje Rushitit të tërhiqet nga gara: Mos u bë pjesë e lojës politike antikushtetuese

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika