PDK mbyll derën për Kurtin – Tahiri: Procesi për Presidentin ka përfunduar, s’pranojmë më diskutime

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri në një lidhje direkte në Debat Plus ka thënë se mbledhja e Këshillit Drejtues të partisë është mbajtur sot pas katër muajsh, ndërsa mbledhjen e Kryesisë e kanë pasur dy javë më parë.

“Mbledhjet e Kryesisë mbahen të rregullta, edhe për qëndrimet edhe për pjesën tjetër, por Këshilli Drejtues është mbledhur pas më shumë se katër muajsh”.

Ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së është i qartë që për çështjen e Presidentit nuk do të komunikojnë më me Albin Kurtin.

“Qëndrimi jonë është i qartë që ne nuk do të bashkëpunojmë dhe nuk do të komunikojmë tutje me Albin Kurtin për çështjen e Presidentit”, ka thënë ai, duke shtuar tutje se “ky proces është i mbyllur”.

“Në asnjë formë nuk pranojmë që të diskutojmë tutje më për këtë çështje”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika