PDK mobilizon degët në gjithë vendin, paralajmëron reagim për mbrojtjen e Kushtetutës

Partia Demokratike e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet e saj politike, duke mbledhur urgjentisht jo vetëm Kryesinë, por edhe kryetarët e degëve në të gjithë vendin, në një përpjekje për mobilizim të gjerë kundër, siç thotë, shkeljeve të mundshme kushtetuese.

Në njoftimin e saj, Partia Demokratike e Kosovës thekson se strukturat partiake janë vënë në gatishmëri të plotë për të reaguar ndaj çdo veprimi të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën dhe rendin juridik të vendit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, paralajmëroi se nëse vazhdohet me, siç e quajti ai, një proces antikushtetues për zgjedhjen e presidentit, reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i organizuar.

“Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, është shprehur Hamza.

PDK rithekson se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike në dispozicion për të kundërshtuar atë që e konsideron si përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues.

“PDK thekson se do të jetë në ballë të përpjekjeve politike dhe qytetare për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike për të ndalur përmbysjen e rendit kushtetues”, thuhet në njoftim e PDK-së.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika