PDK nuk merr pjesë në seancën për votimin e Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës[PDK] nuk do të jetë prezente sot në seancën plenare për formimin e qeverisë. Ndryshe, Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka caktuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK-ja ka refuzuar prezencën edhe në seancën e mbajtur për konstituimin e Kuvendit me arsyetimin se situata e krijuar tashmë kërkon qartësi kushtetuese, dhe se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kushtetuta nuk është pazar politik. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me votimin e opozitës për presidentin apo me marrëveshje të tjera politike. Për këtë arsye, PDK nuk do të vazhdojë të marrë pjesë nga një seancë në tjetrën, në një proces ku vazhdimisht ndryshojnë kushtet dhe krijohen pengesa të reja. Edhe pjesëmarrja në një seancë tjetër nuk ofron asnjë garanci se procesi do të përmbyllet dhe se nuk do të paraqiten kërkesa apo kushte të tjera. Partia Demokratike e Kosovës konsideron se situata e krijuar tashmë kërkon qartësi kushtetuese. Ekspertët e PDK-së janë duke punuar në përgatitjen e rastit, i cili do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për procesin në tërësi”, thuhet në komunikatë të PDK-së.

PDK-ja ka thënë se deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

“Mjaft me afate të shkelura, kushte të reja dhe pazare politike. Tani fjalën duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”, thuhet nga PDK.

Partia Demokratike e Kosovës po ashtu ka njoftuar se po e tërheqë përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika