PDK paralajmëron nisjen e betejës ligjore ndaj ZRRE-së, akuzon atë se është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve
Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke e cilësuar atë si të padrejtë, politik dhe në dëm të ekonomisë vendore. Në një komunikatë për media, PDK ka njoftuar se ZRRE ka refuzuar kundërshtimin e saj administrativ lidhur me vendimin që obligon mbi 1300 biznese të […]
Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke e cilësuar atë si të padrejtë, politik dhe në dëm të ekonomisë vendore.
Në një komunikatë për media, PDK ka njoftuar se ZRRE ka refuzuar kundërshtimin e saj administrativ lidhur me vendimin që obligon mbi 1300 biznese të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Sipas PDK-së, ky hap rrezikon mijëra vende pune dhe cenon rëndë stabilitetin ekonomik të vendit.
“ZRRE është vënë në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve,” thuhet në reagimin zyrtar, duke akuzuar institucionin për mungesë profesionalizmi dhe ndjeshmërie sociale.
PDK ka paralajmëruar se do ta ndjekë këtë çështje në rrugë gjyqësore, duke u zotuar se nuk do të ndalet në mbrojtje të interesave të sektorit privat dhe të mbi 150 mijë punëtorëve që, sipas saj, po përballen me kërcënimin e humbjes së vendeve të punës për shkak të faturave të larta të energjisë.















