PDK paralajmëron padi ndaj ZRrE-së, në rast të mosrespektimit të vendimit të Gjykatës Themelore

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka paralajmëruar padi penale për bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për ngritjen e tarifave.

Tahiri në një konferencë për media ka thënë teksa e ka komentuar deklaratën e ZRrE-së në lidhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullimin e tarifave për shtrenbjtimin e energjisë elektrike, ka thënë se mosrespektimi i këtij vendimi është vepër penale.

“E kemi marrë me shqetësim të madh prononcimin e ZRrE-së në lidhje me zbatimin e vendimit të gjykatës për pezullimin e tarifave për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë”, është shprehur Tahiri.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri

“Në rast të mosbatimit të këtij vendimi i bëj thirrje prokurorisë speciale, dhe ne do të angazhohemi që të bëjmë padi penale për bordin e ZRrE-së sepse mosrespektimi i këtij vendimi është direkt vepër penale dhe këta njerëz duhet të detyrohen përmes institucioneve tona që t’i respektojnë vendimet e gjyqësorit në vendin tonë”, shtoi Tahiri.

Deklarimet e tyre që pezullimi i vendimit të ZRrE-së, për ngritjen e tarifave nuk ka hyrë në fuqi për shkak se do ta ankimojmë vendimin për deputetin e PDK-së është i pavërtetë.

“Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën kur është publikuar. Baza ligjore që ky vendim nuk ka hyrë në fuqi, është e paqëndrusheshme. Ky vendim ka hyrë në fuqi dhe qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë tarifat e energjisë elektrike me rritje për këtë muaj përderisa nuk kemi një vendim tjetër të shkallës së dytë të apelit”, është shprehur Tahiri.

Sipas tij, vendimi i gjykatës për pezullimin dhe moszbatimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, është në favor të qytetarëve.

“Ata mund ta apelojnë vendimin gjë që ne iu bëjmë thirrje që mos ta apelojnë, ta lënë në fuqi këtë vendim sepse është në interes të qytetarëve të Kosovës”.

Ilustrim

Tahiri ka theksuar se ngritja e çmimit të energjisë elektrike është e papërballueshme.

Dhe për këtë ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa Osmani, që të mos insistojnë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ndryshe ZRrE, të martën e tetë shkurtit me pesë vota për dhe asnjë kundër kishte marrë vendimin për shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë orë për një muaj.

Bordi i ZRrE-së

Bazuar në vendimin e ZRrE-së tarifat e reja do të fillonin aplikimin nga nëntë shkurti deri më 31 mars të vitit 2023.

Ky vendim i ZRrE-së, ishte kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare dhe organizatat e shoqërisë civile.

Po ashtu, me një shkurt Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media pati prezantuar disa nga komentet që dikasteri të cilën ai e drejton ka dërguar në drejtim të ZRrE-së, ku njëra prej tyre është që ngritja e çmimit të energjisë elektrike të mos aplikohet për ata që shpenzojnë deri në një mijë kilovatë orë.

Në anën tjetër, presidentja Osmani, proppozimin e ZRrE-së për rritje të energjisë të rrymës në Kosovë e kishte cilësuar si ndëshkues dhe diskriminues.

ZRrE-ja kishte propozuar shtrenjtimin e rrymës për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj, duke nxitur reagime dhe dy protesta.

Ndërsa, më 29 janar të vitit 2022, qindra qytetarë kishin protestuar para ndërtesës së qeverisë së Kosovës kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika