PDK propozon një projektligj për evidentimin e autorëve të krimeve seksuale
Eliza Hoxha, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka propozuar në emër të PDK-së, hartimin dhe miratimin e një projektligji, i cili do të mundësonte evidentimin dhe regjistrimin e të dhënave të autorëve të krimeve seksuale, dhe në të cilën do të kishte qasje shteti dhe shoqëria. Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, […]
Eliza Hoxha, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka propozuar në emër të PDK-së, hartimin dhe miratimin e një projektligji, i cili do të mundësonte evidentimin dhe regjistrimin e të dhënave të autorëve të krimeve seksuale, dhe në të cilën do të kishte qasje shteti dhe shoqëria.
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Hoxha ka thënë se sulme të kësaj natyre lënë gjurmë të mëdha te viktimat, dhe se masat mbrojtëse janë një domosdoshmëri.
“Me qëllim që të adresohet ky fenomen, konsiderojmë që nuk është e përshtatshme vetëm të rishikohet kodi penal, sepse rishikimi i sanksioneve penale nuk e garanton zvogëlimin e rasteve. Jam nën emër të grupit parlamentar të PDK-së të propozoj hartimin dhe miratimin e një projektligji, i cili do të mundësonte evidentimin dhe regjistrimin e të dhënave të autorëve të krimeve seksuale në të cilat do të kishte qasje shteti dhe shoqëria”, ka deklaruar Hoxha.
Projektligji i cili pritet të propozohet, zyrtarisht, ditëve në vijim do të quhet “Projektligji shtetëror për regjistrimin shtetëror për personat e dënuar për krime seksuale”.
Ndonëse të njëjtin nuk e ka cilësuar si një zgjidhje, sipas Hoxhës, kjo do të parandalonte rritjen e rasteve të dhunimeve dhe ngacmimeve seksuale.















