PDK: Qeveria po harton ligje që bien ndesh me Kushtetutën dhe MSA-në

Përparim Gruda, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, ka akuzuar Qeverinë për shkelje të Kushtetutës me ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke theksuar se këto ndryshime kundërshtojnë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në dhe synojnë kontrollin politik mbi institucionet kyçe të drejtësisë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, e ka kritikuar Qeverinë se po e shkel kushtetutën me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe atë për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në një konferencë për media, Gruda ka theksuar se nisma për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit që Kosova e ka me BE-në.

“Me këtë ligj shkelet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit për Kosovën, sepse neni 120 i saj kërkon bashkëpunim me Bashkimin Evropian në fushën e reformave në administratën publike. Vlen të theksohet që edhe Zyra e BE-së në Kosovë e ka kundërshtuar këtë ligj… Për ne është e pabesueshme që qeveria po përsërit shkeljen e njëjtë të kushtetutës. Kosova nuk mundet ta hartojë një ligj i cili bie ndesh me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit pasi kështu shkel edhe kushtetutën”, ka thënë ai.

Lidhur me Ligjin për Këshillin Prokurorial, ai ka thënë se Qeveria po mundohet që të hapë rrugën që KPK-ja të vihet nën kontroll.

“Sërish po synohet që organi i akuzës të vihet nën kontroll duke rritur numrin e anëtarëve të Këshillit Prokurorial në mënyrë që të dominohet nga politika. Për ne është e qartë, ideja është që të gjendet një rrugë nga pushteti që Këshilli Prokurorial të vihet nën kontroll nga pushteti”, ka deklaruar Gruda.

Gruda për takimin e Hisen Berishës me Martin Berishajn: Mendoj se është një gjë e gabuar

Ndër të tjera, Gruda e ka cilësuar të gabuar takimin e deputetit të PDK-së, Hisen Berishës me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berisha.

Ai ka thënë se qëndrimi i tij personal është që ky takim ka qenë gabim.

“Unë mendoj që kjo pyetje duhet t’i drejtohet kryetarit të partisë, Memli Krasniqi apo dikujt nga struktura udhëheqëse, unë këtu nuk mund të flasë në emër të PDK, personalisht mund të them është një gjë e gabuar që e ka bërë deputeti i PDK-së por ky është qëndrimi im personal”, ka deklaruar ai.

Më 29 mars, Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për dyshimet për veprat penale “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika