PDK zgjerohet në Itali, themelohet nëndega e saj në Firence

Në Firence të Italisë, sot është themeluar nëndega e PDK-së, me Leutrim Sejdiu si kryetar të saj. Kuvendin zgjedhor e përcollën figura të rëndësishme të PDK-së, si Vlora Çitaku, Elmi Reçica, Enver Hoxhaj, Blerta Deliu-Kodra, Patriot Krasniqi dhe Sadri Shala

Në Firence të Italisë, sot është themeluar nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kryetar u zgjodh Leutrim Sejdiu.

Këtë kuvend zgjedhor e përcollën nga afër nënkryetarja Vlora Çitaku, kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së nē mërgatë, njëherit deputeti Elmi Reçica, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, deputetja Blerta Deliu – Kodra, kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, si dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Sadri Shala.

Reçica, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë veprimtarët për angazhimin e palodhur në mbajtjen e këtij kuvendi.

“Suksese kryetarit të ri Leutrim Sejdiut, në arritjen e objektivave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, në interes të shtetit të Kosovës dhe Mërgatës sonë. Nënkryetar u zgjodh Burim Gashi dhe Sekretare e Përgjithshme, Kosovare Zeqiri”, ka shkruar Reçica.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika