“Pe do pushtetin, pe bën Zajednicën”, arrestohet aktivistja e PSD-së që ia ndali fjalimin Kurtit
Aktivistja e PSD-së, Donjet Demaoli, është arrestuar pasi e njëjta me disa aktivistë të tjerë ia ndalën fjalimin kryeministrit Albin Kurti. Gjithashtu, ajo po mbante një parullë në dorë, ku shkruante “Pe do pushtetin, pe bën Zajednicën”. Këtë e bëri të ditur i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili kërkoi lirimin e Demollit. “I […]
Aktivistja e PSD-së, Donjet Demaoli, është arrestuar pasi e njëjta me disa aktivistë të tjerë ia ndalën fjalimin kryeministrit Albin Kurti.
Gjithashtu, ajo po mbante një parullë në dorë, ku shkruante “Pe do pushtetin, pe bën Zajednicën”.
Këtë e bëri të ditur i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili kërkoi lirimin e Demollit.
“I papranueshëm arrestimi i aktivistes së PSD-së, Donjeta Demolli. Pushtetit i Albin Kurtit që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të. Po i pengon zëri i tij kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë! Por, Albin Kurti e di më mirë se kushdo: nuk mund të ketë qetësi e normalitet, me Zajednicën që po ia sjell Kosovës. E mbase kjo po i pengon më së shumti. Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistes së PSD-së, Donjeta Demolli!”, ka shkruar Molliqaj.















