Peach: Është urgjente vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi

Emisari britanik, Stuart Peach, ka deklaruar se është urgjente vazhdimi i dialogut Kosovë - Serbi

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach

I dërguari i Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi, Stuart Peach, ka deklaruar se përkrah rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Britania është në bisedë të vazhdueshme me të dyja palët në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mbështesim fuqishëm rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. Në këtë moment ne vazhdojmë të mbështesim thirrjet e Bashkimit Evropian për depërshkallëzim. Këtë e kam bërë vetë gjatë vizitave të mia dhe e theksoj edhe një herë se sa urgjente është të vazhdojmë me dialogun. Në historinë tonë dhe në përvojën time gati gjysmëshekullore në ushtri, është gjithmonë mirë të flasësh”, ka deklaruar Peach për N1, transmeton RTK.

Peach ka bërë thirrje për mbajtje të zgjedhjeve në katër komunat veriore.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të depërshkallëzojnë situatën, të kthehen serbët e Kosovës në institucione që të ketë ekuilibër dhe drejtësi në polici. Të kthehen sa më shpejt në aktivitetin normal të policisë dhe të mundësohet që demokracia të zërë rrënjë realisht në nivel lokal, me çka nënkuptoj zgjedhjet lokale. Ne presim përgjigjen më të madhe të mundshme dhe që të gjitha partitë të marrin pjesë në ato zgjedhje lokale”, ka vijuar Peach.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika