Peach përfudon vizitën në Kosovë, lë porosi për Asociacionin

Peach ka përmendur se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të përkrahë pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës. Pas takimeve me krerët e shtetit, ai ka njoftuar se është informuar për sulmin në Banjskë më 24 shtator dhe ka thënë se pret që autorët të përgjigjen për veprën e tyre

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka përfunduar vizitën zyrtare në Kosovë, teksa nëpërmjet një videojeje përmbledhëse të takimeve, ka lënë disa porosi.

Peach thekson se Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi përkrah pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës, teksa ka thënë se pas takimeve me krerët e shteti është njoftuar për një sërë çështjesh e edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, duke thënë se presin që autorët të japin llogari.

“Në të gjitha takimet kam theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës. Kam dëgjuar me kujdes shqetësimin e thellë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë dhe kam përsëritur se Britania pret që autorët të japin llogari”, ka thënë ai.

Peach thotë se këtë mesazh e ka dhënë edhe në Beograd javën e kaluar.

“Ky ishte një mesazh që dhashë edhe në Beograd javën e kaluar. Kam dëgjuar nga serbët e Kosovës për shqetësimet e tyre dhe për shpresat e tyre për të ardhmen. Pas dhunës së muajve të fundit, tani me angazhimin e përforcuar të sigurisë ndërkombëtare, është koha për t’i adresuar këto shqetësime dhe për t’i vazhduar me përpjekjet ekzistuese për të siguruar që të gjithë qytetarët të ndjejnë se kanë një të ardhme dhe një Republikë të larmishme dhe multietnike të Kosovës”, ka deklaruar Peach.

Emisari britanik, mes tjerash, bëri të ditur se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen e ndër to edhe themelimi i Asociacionit.

“Progresi në themelimin e një Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe konteksti i zbatimit më të gjerë, me marrëveshjet e arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është pjesë e rëndësishme e këtyre përpjekjeve”, ka thënë Peach./ EO

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika