Para fillimit të përpjekjes së 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se përgjegjësia për dalje nga kriza institucionale bie mbi partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Peci u shpreh se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke marrë pjesë aktivisht në procesin e votimit, me qëllim të zhbllokimit të situatës dhe themelimit të institucioneve të reja.

“Pjesa kryesore i takon pjesë së partive LDK, PDK, AAK, NISMA. Krejt deputetët tanë që po marrin pjesë, po votojnë në funksion të zhbllokimit të gjendjes dhe themelimit të institucioneve të vendit. Në dorë të partive që nuk kanë votuar deri tash është dalja apo mosdalja nga kriza. Deri sot ata kanë treguar një jogatishmëri që Kosovës me i dhënë institucione”, ka thënë Peci.