Kryetari i Komunës së Mitroviës, Faton Peci është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, në kohën sa ai ushtronte pozitën e ministrit të Bujqësisë.

Nga pamjet e marra nga televizioni Dukagjini, Peci shihet të dalë e ku është i shoqëruar edhe nga avokati i tij Taulnat Hodaj.

Ndërsa zëdhënësja e PKRS-së, Arbnora Luta, e ka konfirmuar tashmë këtë.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, tha ajo për Dukagjinin.