Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka  thënë se Prokuroria e Kosovës, nuk është duke treguar se nga kush janë duke u ndërtuar villat në Stankaj të Rugovës që sipas tij ndërtimi tyre është në tokën e shtetit.

“Çile guri gojën prokuroria… Mediave po ju ikë ky lajm…Të kujt janë këto villa dhe pse po heshtet?”, ka vlerësuar ministri i Bujqësisë.

Po, duke heshtë bash si këto villat e gurit në Stankaj të Rugovës, të ndërtuara në tokë të shtetit bash nga ata që për mandat kanë patur ruajtjen e tokës dhe pronës shtetërore e jo keq-përdorimin e saj”, ka shkruar Peci në FaceBook.

Më tej ai ka thënë se këtë raste e  ka denoncuar para 7 muajve dhe sipas tij Prokuroria  nuk ka bërë as ndonjë veprim.

“7 muaj kanë kaluar prej se kam denoncuar publikisht këto uzurpime dhe asnjë reagim, asnjë veprim i ndërmarrë… Për të tilla denoncime duhet reaguar brenda 24 orëve besoj unë…”, ka përfunduar ai.