Peci: LDK-ja po kopjon LVV-në

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka treguar se si duhet të jenë partitë dhe si duhen të dallohen, duke shtuar se ato nuk duhet të bëhen kopeje e njëra-tjetrës

 





Ministri i Bujqësi,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka komentuar videon e publikuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku ka thënë se kur e ka pa një video të tillë i ka shkuar në mendje se mund të jetë reklamë e marketeve komerciale në Kosovë.

“LDK-ja paska nisur që ta kopjoj Lëvizjen Vetëvendosje, unë mendoj se secili subjekt politik duhet të qëndrojë në atë tipin që e ka krijuar për një kohë”, ka deklaruar Peci në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Më tej, Peci ka shtuar duke thënë se kjo mbetet në vendimmarrjen e partisë opozitare se ata kanë të drejtë me zgjedh se si do ta kritikojnë qeverinë.

Ndërkohë ai ka folur edhe për rritjen e çmimeve që sipas tij kjo është e vërtetë por, ai ka disa plane që nëpërmjet institucionit që udhëheq t’i subvencionojë disa kultura bujqësore në mënyrë që të ketë sa do pak efekt në rritjen e çmimit.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika