Peci njofton se kur do të hapet mundësia për “Pagesa Direkte – Subvencione 2023!”
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se do të hapet aplikimi për “Pagesa Direkte – Subvencione 2023!”. Peci ka thënë se aplikimi do të zgjatë 30 ditë, por do të fillojë nga data 17 mars 2023. “Të dashur fermerë, edhe njëherë mbajmë fjalën e dhënë para jush, duke hapur për aplikim Programin për Pagesa […]
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se do të hapet aplikimi për “Pagesa Direkte – Subvencione 2023!”. Peci ka thënë se aplikimi do të zgjatë 30 ditë, por do të fillojë nga data 17 mars 2023.
“Të dashur fermerë, edhe njëherë mbajmë fjalën e dhënë para jush, duke hapur për aplikim Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023!”, ka shkruar Peci në Facebook.
“Aplikimi zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 28.02.2023 dhe përfundon më datë 29.03.2023, në ora 16:00”, ka shtuar ai.
Më tej, ai ka thënë se aplikimi do të bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
“Në rastet kur aplikoni për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion”, ka shtuar ai.
“Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”, ka sqaruar Peci.
“Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund t’i gjeni në Web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net dhe në Web faqen e AZHB-se, www.azhb-ks.net, si dhe tek Drejtoritë Komunale për Bujqësi”, thuhet në njoftimin e tij.
Ministri ka përfunduar duke i uruar punë të mbarë e të bereqetshme bujqve.















