Kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, pronari i Korporatës ”Dukagjini”, Ekrem Lluka dhe drejtuesit të Debat Plusit, Ermal Panduri.
Peci ka theksuar se gjatë emisionit të mbrëmshëm, Mehmetaj e ka quajtur “kriminel” dhe e ka krahasuar me Sllobodan Millosheviqin, gjë që ai e konsideron “fyerje të rëndë dhe nxitje të urrejtjes”.
Sipas Pecit, RTV Dukagjini po zhvillon prej më shumë se një viti “një fushatë të orkestruar denigrimi” ndaj tij, të cilën ai e cilëson si “sulm të qëllimshëm ndaj dinjitetit dhe integritetit personal e politik”.
Ai paralajmëroi se përveç kallëzimit penal, do të dorëzojë edhe ankesë zyrtare në KPM kundër mediumit dhe drejtuesve të tij.