Peci: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës
Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, njëherish edhe kryetar i Mitrovicës ka reaguar pas protestës së mbajtur të premten në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Peci ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe mbetet e të gjithë kombit shqiptar, duke e cilësuar atë si simbol dhe vlerë të këtij populli. […]
Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, njëherish edhe kryetar i Mitrovicës ka reaguar pas protestës së mbajtur të premten në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Peci ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe mbetet e të gjithë kombit shqiptar, duke e cilësuar atë si simbol dhe vlerë të këtij populli.
Ai ka theksuar se protesta është e drejtë e garantuar në demokraci dhe se si e tillë respektohet, por ka kundërshtuar, siç ka thënë, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla.
“Në emër të Partisë Guxo dhe si Kryetar i saj, më duhet të them dy fjalë pas protestës së sotme.















