Pas shpalljes kampion në sezonin 2022\23 në elitën e basketbollit kosovar, Peja ka filluar të konsolidojë ekipën për sezonin e ri.

“Verdhezinjët” kanë arritur marrëveshje edhe për një sezon tjetër me basketbollistin kosovar, Arian Qallaku.

Lajmin e ka bërë të ditur “KB Peja”, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook.

Ariani ka qenë pjesë e klubit basketbollistik Peja nga sezona 2021/22, kur u transferua nga KB Rahoveci.

Përveç Qallakut, Peja para disa dite ka zyrtarizuar edhe Jacob Calloway i cili luan në pozitën 3 dhe ka vazhduar edhe për një sezon me trajnerin Rami Hadar.

Gjatë ditëve në vijim “shqiponjat” pritet të transferojnë edhe disa lojtarë të tjerë me shumë emër në basketbollin kosovar.