Peja dhe Ulqini nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit si qytete

Peja dhe Ulqini janë binjakëzuar si komuna në nderë të 25-vjetorit të çlirimit. Marrëveshja u nënshkrua në zyrën e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri mes tij dhe kryetarit të Ulqinit, Genci Nimanbegu. Një marrëveshje e tillë u tha se ka qenë ëndërr e kamotshme e shqiptarëve

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pasur një mysafir të veçantë në zyrën e tij të shtunën.

Ai priti me nderime kryetarin e Ulqinit, Genc Nimanbegu me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të qytetit. Së bashku ata nënshkruan marrëveshje për binjakëzimin mes dy komunave.

I pari i qytetit shqiptar të Malit të Zi thotë se me këtë marrëveshje tashmë një ëndërr e shumë shqiptarëve është realizuar.

“Mund të ju them që kam një ndjenjë të madhe privilegji, por edhe përgjegjësie sepse binjakëzimi i dy qyteteve të tona është ëndrra e shumë qytetarëve si të Ulqinit ashtu edhe të Pejës”, ka thënë Genci Nimanbegu – Kryetar i Ulqinit.

Ai thotë se Pejën dhe Ulqinin i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, ndaj një bashkëpunim i tillë hapë shumë rrugë, e sidomos në fushën e turizmit.

“…Ndryshimi për të mirë shihet edhe nga sfera ekonomike dhe nga sfera infrastrukturore dhe parashoh bashkëpunim të frytshëm me kryetarin Gazmendin për arsye se ne tani kemi të njëjtat probleme, kemi investime në sistemin e kanalizimit, kemi investime infrastrukturore, por çfarë është tani më e rëndësishmja është sezoni turistik që tani fillon të marrë atë hovin e vet dhe siç e dini kosovarët, posaçërisht pejanët, e duan shumë Ulqinin”, është shprehur Nimanbegu.

Ndërsa, udhëheqësi i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se binjakëzimi mes qyteteve është bërë në ditën e duhur, atë të çlirimit të Pejës.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që sot patëm kryetarin e Ulqinit në procesin e binjakëzimit me Ulqinin në vigjiljen e 25-vjetorit të çlirimit të qytetit të Pejës. Njëkohësisht shfrytëzuam rastin me falënderu qytetin e Ulqinit për pritjen që i kanë bo qytetareve jo vetëm të komunës së Pejës, por gjithë Republikës së Kosovës në vitin 99, me i kujtu disa raste të asaj kohe dhe me thellu këtë bashkëpunim mes komunës së Pejës dhe Ulqinit”, ka deklaruar kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Nuk munguan edhe shkëmbimet e dhuratave mes dy kryetarëve që simbolizojnë padyshim veçantitë e dy qyteteve.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika