Peja gjobitet me 1,700 euro pas ndeshjes ndaj Trepçës, dënohen edhe dy lojtarë
Klubi i basketbollit Peja është gjobitur me 1,700 euro për shkeljet e evidentuara në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit ndaj Trepçës. Vendimi është marrë nga Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), i cili ka shqiptuar tri gjoba ndaj klubit pejan. Sipas raportit zyrtar, shumica e rreth 2,500 shikuesve në palestër […]
Klubi i basketbollit Peja është gjobitur me 1,700 euro për shkeljet e evidentuara në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit ndaj Trepçës.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), i cili ka shqiptuar tri gjoba ndaj klubit pejan.
Sipas raportit zyrtar, shumica e rreth 2,500 shikuesve në palestër kishin sjellje korrekte, por një grup tifozësh është veçuar për ofendime të vazhdueshme në kor. Po ashtu, është raportuar edhe përdorimi i muzikës me qëllim nxitjen e ofendimeve ndaj lojtarit Drilon Hajrizi dhe ekipit mysafir. Në përfundim të takimit, janë hedhur edhe shkrepësa në drejtim të skuadrës kundërshtare.
Ndërkohë, me nga 100 euro janë dënuar edhe dy basketbollistë: Akili Vining i Trepçës dhe Daquan Bracey i Pejës.
Kujtojmë se për shkelje në ndeshjen e parë të zhvilluar në Mitrovicë, Trepça ishte gjobitur me 700 euro.















