Peja pret ambasadorët e BE-së të kryesuar nga Orav/ Muhaxhiri: Mundësi për të shndërruar diskutimet e frytshme në projekte konkrete
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka pritur në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Aivo Orav, së bashku me një delegacion të gjerë ambasadorësh të vendeve anëtare të BE-së. “Sot në Komunën tonë të Pejës na viziton një delegacion shumë i veçantë diplomatik, i udhëhequr nga Ambasadori i BE-së, z. […]
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka pritur në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Aivo Orav, së bashku me një delegacion të gjerë ambasadorësh të vendeve anëtare të BE-së.
“Sot në Komunën tonë të Pejës na viziton një delegacion shumë i veçantë diplomatik, i udhëhequr nga Ambasadori i BE-së, z. Aivo Orav,” tha kryetari Muhaxhiri.
Vizita u zhvillua si shenjë e interesimit dhe përkushtimit të Bashkimit Evropian për zhvillimin e Pejës dhe rajonit perëndimor të Kosovës.
Kryetari Muhaxhiri theksoi rëndësinë e kësaj vizite shumëpalëshe, duke e konsideruar atë si një mundësi për të shndërruar diskutimet e frytshme në projekte konkrete që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.
“Ne jemi të përkushtuar të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë evropiane për Pejën”, ka thënë ndër të tjera kryetari Muhaxhiri.















