Ivan Koleviq, do ta mbyllë këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Të martën me 3 janar, Klubi Basketbollist i Pejës ka zyrtarizuar ardhjen në ekip të lojtarit malazez, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pasi u largua nga Ponte Prizreni muajin e shkuar, Koleviq ka firmosur kontratë me Pejën.

“KB Peja njofton se ka nënshkruar marrëveshje me lojtarin nga Mali i Zi, Ivan Koleviq”, ka shkruar ndër të tjera Peja.

Për Koleviqin, ky është klubi i tij i katërt në Kosovë, pasi më herët ka luajtur edhe te Rahoveci e ">Trepça.

Klubi i basketbollit Peja synon të gjitha trofetë në edicionin e ri.