Pejë: 34-vjeçari gjendet pa shenja jete në tarracën e shtëpisë

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së enjtes në tarracën e shtëpisë së tij në Pejë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Dalamani”, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 09:35 nga një familjar i viktimës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e personit.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Rugova.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika