Një djalë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht të ëmën.

I njëjti, sipas raportit mjekësor, ka probleme me shëndetin mendor.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve, me probleme të shëndetit mendor, ka pasur dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhyrë, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Rugova për Portalin Dukagjini.