Pejë: Kanosin njëri-tjetrin me armë, arrestohen tre persona
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar në Pejë, pasi kanë kanosur njëri-tjetrin me armë. E gjithë kjo kanosje, sipas raportit të Policisë, ka ardhur si pasojë e një konteksti pronësor në mbrëmjen e së mërkurës së gjashtë korrikut. “Gjatë kontrollit të shtëpive të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 2 pushkë […]
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar në Pejë, pasi kanë kanosur njëri-tjetrin me armë.
E gjithë kjo kanosje, sipas raportit të Policisë, ka ardhur si pasojë e një konteksti pronësor në mbrëmjen e së mërkurës së gjashtë korrikut.
“Gjatë kontrollit të shtëpive të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 2 pushkë gjuetie, një pistoletë, 39 copë fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 88 copë fishekë të pistoletës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Po ashtu, sipas statistikave të Policisë, në 24 orët e fundit, nuk ka pasur ndonjë aksident me fatalitet, ndërsa me të lënduar kanë qenë 20 sosh e me dëme materiale kanë qenë, gjithsej, 42.
Ndërsa sipas raportit, 31 persona janë arrestuar, 17 të tjerë janë në mbajtje dhe një person në vuajtje të dënimit.
Kurse, tiketa të trafikut gjatë këtyre 24 orëve janë shqiptuar, gjithsej, 2 mijë e 259.















