Pejë: Një lokal përfshihet nga zjarri, nuk ka të lënduar

Nga zjarri që është përfshirë në një lokal në Pejë nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale

Ilustrim

Një lokal në qendër të Pejës është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 00:20.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

“Sot në orën 00:20 të mëngjesit të hershëm policia është informuar për zjarr në një lokal tek korza e qytetit. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, sot ka dalë në vend ngjarje edhe eksperti i zjarreve…Rasti po hetohet se si ka ardhur deri te zjarri”, ka thënë Gashi.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika