Pëlcitja e gypit kryesor lë pa ujë një pjesë të Vushtrrisë – furnizimi rikthehet të hënën

Një pjesë e qytetit të Vushtrrisë ka mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin kryesor të ujësjellësit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka ndodhur një pëlcitje në gypin kryesor në rrugën “Lutfi Musiqi”, çka ka ndërprerë furnizimin për banorët që lidhen përmes këtij rrjeti.

Sipas njoftimit të publikuar të dielën në Facebook, kjo zonë do të mbetet pa ujë deri të hënën, më 19 maj, kur pritet të përfundojnë punimet për riparimin e defektit.

“Për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor që e furnizon rr. ‘Lutfi Musiqi’, ajo zonë mbetet pa ujë deri në ditën e nesërme. Rikthimi i furnizimit me ujë bëhet pas sanimit të defektit. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika