Pelosi pritet ta vizitojë zonën e çmilitarizuar në kufirin mes Koresë së Jugut dhe Koresë Veriut

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi ka vizituar Korenë e Jugut dhe në agjendën e saj përfshihet edhe një vizitë në kufirin me Korenë e Veriut, në zonën e çmilitarizuar

Zona e çmilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut

Nancy Pelosi, pas vizitës së saj në Tajvanin e cila u përcjell më shumë tensione, ajo të mërkurën në mbrëmje ka mbërritur në Seul.

Gjatë kësaj vizitë në Korenë e Jugut ajo pritet ta vizitojë edhe Zonën e Çmilitarizuar të fortifikuar (DMZ) ku forcat e Koresë së Veriut dhe të Jugut qëndrojnë ballë për ballë, njofton AFP.

Ajo do të ishte zyrtarja më e lartë amerikane që do të vizitonte zonën e armëpushimit ndër-korean të Panmunjom që kur presidenti i atëhershëm Donald Trump u takua atje me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në vitin 2019.

Pelosi kundërshtoi paralajmërimet e përsëritura kineze për të vizituar Tajvanin, të cilin Pekini e konsideron territorin e tij dhe kishte thënë se do ta konsideronte udhëtimin e saj një provokim të madh.

Që atëherë Kina ka bërë stërvitje masive ushtarake rreth ishullit.

Gjithashtu, Kina është aleati kryesor dhe partneri tregtar i Koresë së Veriut.

Pheniani zyrtar e ka përshkurar vizitën e Pelosi-t si  “ndërhyrje të paturpshme” në punët e brendshme të Kinës dhe duke fajësuar Uashingtonin për rritjen e tensioneve rajonale.

Në kryeqytetin Seul, ajo u takua me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Kim Jin-pyo dhe anëtarë të tjerë të lartë të parlamentit për të diskutuar tema, duke përfshirë sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ekonomik.

Pelosi është planifikuar të fluturojë për në Japoni më vonë të enjten për pjesën e fundit të udhëtimit të saj në Azi.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika