Pendarovski: Mbështetja e Kurtit për zgjedhjet në vend nuk përbën problem

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se mbështetja e kryeministrit Kurti në zgjedhjet në vend, nuk përbën problem

Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se mbështetja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet në vend, nuk përbën problem.

Ai këtë koment e bëri pas pyetjeve të gazetarëve, të cilët iu referuan presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ndërhyrje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

“Unë kam biseduar edhe me zotëri Kurtin në Prishtinë, se mbështetja e tij për njerëz të Maqedonisë nuk bën problem. Këtu nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj që do të marrin pjesë në zgjedhjet tona, pasi kjo nuk lejohet. Të gjithë këto njerëz që përmenden në media si njerëz të tij, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje. Mbështetje politike, Kurti mund t’i japë kujt të dojë. Këtë, për shumë vite e bëjnë edhe parti tjera evropiane, të cilat janë simotër me ndonjë parti të brendshme. Këtu nuk shoh ndonjë problem”, ka thënë Pendarovski./ Alsat.mk

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika