Pendarovski: Ne presim të jemi pjesë e BE-së

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka kërkuar më shumë seriozitet nga Bashkimi Evropian, pasi propaganda është evidente në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe kërkesat e vendeve duhet të merren më me seriozitet, pasi ka shumë skepticizëm sa i përket zgjerimit të BE-së. Sipas tij është momentumi që ky projekt të shkoj përpara

“Ne presim të jemi pjesë e BE-së” ka thënë Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Forumin e Prespës për Dialog.

Tutje ai ka theksuar se shumë njerëz janë skeptik me projektin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas Pendarovskit, BE-ja duhet që t’i shoh seriozitetin e shtetit të tij që dëshiron të bëhet anëtare e Bllokut, por sipas tij kjo nuk po ndodh pasi Maqedonia e Veriut po bllokohet nga Bullgaria.

Ai ka shtruar pyetjen se çfarë do të  ndodhë pas luftës në Ukrainë?

Pendarovski është vetëpërgjigjur duke thënë se “regjimet e ndryshme janë shumë të dukshme në rajon[në Ballkanin Perëndimor]”.

Ai ka shtuar se kjo situatë ka ndërlidhje te drejtpërdrejta me zgjerimin e BE-së dhe situatës në Rusi.

Temën e vitit 2018, e cila lidhej më ndërrimin e emrit të atëhershëm të Maqedonisë, ai i ka quajtur propaganda, të cilat sipas tij ende janë duke vazhduar.

“Është një moment specifik, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia për vite po bëjnë negociata”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka pyetur përfaqësuesit e shteteve evropiane për Bashkësinë e re Evropiane për të cili kishte dëgjuar së çka është kjo?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte propozuar krijimin e një organizate të re politike, për të bashkuar vendet e kontinentit që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut.

Komunitet Politik Evropian”, do t’u mundësojë të gjitha shteteve evropiane, që u përmbahen vlerave tona thelbësore, që të gjejnë një hapësirë të re për bashkëpunim politik, siguri, bashkëpunim energjetik, në fushën e transportit, investimeve, infrastrukturës dhe lëvizjes së njerëzve.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika