Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: Vështirë të arrihen 2/3 e votave

I pari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit, ka thënë se polarizimi politik nuk thyhet as për çështje strategjike

Presidenti i Maqeonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Image: Supplied

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pedenarovski, ka thënë se është skeptik se ndryshimet kushtetuese do të miratohen në këtë përbërje parlamentare.

2/3 e votave duhet të arrihen sipas Pendarovski, në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese që dalin nga protokolli bilateral i nënshkruar me Bullgarinë.

Më tej, ai ka shprehur pesimizmin e tij se opozita aktuale në parlament ka disponim për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Sipas Pendarovskit, deputetët e opozitës janë të ndikuar nga logjika e brendshme partiake sepse në dokumentet e nënshkruara deri më tani me Bullgarinë nuk ka rrezik për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

“Nuk mund të detyrosh askënd (të votojë) nëse opozita aktuale mendon se këto dokumente janë rrezik për popullin maqedonas. Unë nuk mendoj kështu. Vlerësimi im është se do të jetë shumë e vështirë të arrijmë dy të tretat në këtë përbërje parlamentare pasi, me sa mund të gjykoj unë, opozita në parlamentin e Maqedonisë (së Veriut) e lexon marrëveshjen me Bullgarinë, gjegjësisht kornizën negociuese me BE-në, përmes dioptrave partiake”, ka thënë Pendarovski.

“Dy blloqet kryesore politike janë shumë larg njëra-tjetrës, dhe polarizimi është kaq i madh dhe realisht nuk besoj se këtu ka një vullnet minimal, në radhë të parë për shkak të sjelljes së opozitës për të rënë dakord për 2-3 gjëra strategjike”.

Ai ka përfunduar, duke thënë se as integrimet evropian nuk mund t’i unfikojonë ndarjet politike në Maqedoninë e Veriut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika