Pendarovski pranon humbjen: I uroj fituesit punë të suksesshme në pesë vitet e ardhshme

Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe ka përgëzuar fituesen, kandidaten Gordana Siljanovska-Davkova, duke shprehur falënderimin për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor dhe për institucionet që siguruan drejtësinë dhe demokracinë gjatë votimit

Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe e ka përgëzuar fituesin, kandidaten Gordana Siljanovska-Davkova.

Pendarovski ka shprehur falënderimin për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor dhe për institucionet që siguruan drejtësinë dhe demokracinë e ditës së votimit.

“Më lejoni të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor dhe të gjitha institucionet që siguruan që kjo ditë të ishte e drejtë dhe demokratike. E dimë se ka raportime për shkelje zgjedhore, por ia lëmë institucioneve t’i zgjidhin dhe të mos lënë asnjë njollë të errët në procesin zgjedhor”, ka deklaruar ai.

Presidenti Pendarovski ka theksuar rëndësinë e respektimit të rezultateve zgjedhore dhe i ka uruar sukses fitueses në detyrën e saj të ardhshme.

“Rezultatet janë të qarta dhe nuk kam ndërmend t’i shtjelloj ato. Sipas rezultateve, dua t’i përgëzoj fituesit, t’u uroj punë të suksesshme në pesë vitet e ardhshme. Koncepti im për një Maqedoni multietnike plotësisht të integruar në strukturat euroatlantike, sot, për fat të keq, nuk mori mbështetjen e shumicës nga qytetarët”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se kjo është mënyra e vetme që Maqedonia e Veriut të jetë një shtet demokratik.

Në përfundim, presidenti Pendarovski ka përmendur se ndërgjegjja e tij është e qetë, por nuk është e sigurt për të gjithë ata që ndikuan në mospjesëmarrjen e një pjese të qytetarëve në procesin zgjedhor të votimit të tyre.

“Prandaj ndërgjegjja ime është e qetë. Nuk jam i sigurt që ndërgjegjja është e pastër për ata që nuk lejuan qytetarët të marrin votimin e dytë dhe të votojnë sot në zgjedhjet presidenciale”, ka deklaruar Pendarovski.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika