Është arrestuar një burrë në Prishtinë.

Ai kishte penguar zyrtarët policorë teksa po kryenin detyrën e tyre duke shqiptuar një gjobë për një kundërvajtje në trafik.

“Prishtinë / 17.06.2024 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte penguar zyrtarët policor derisa po i shqiptonin një gjobë për një kundërvajtje në trafik,” shkruhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.