Penguan faljen e xhumasë në një xhami, arrestohen 6 persona

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur të premten, në Podujevë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Gjashtë persona janë arrestuar, pasi të njëjtit kanë penguar ritin e faljes së namazit të xhumasë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur të premten, në Podujevë.

“Podujevë 26.05.2023 – 13:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhamin e një fshati”, thuhet në raport.

Siç bëhet e ditur në raport, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika