Edhe pak vite i kanë mbetur për t’i mbushur tetë dekada jetë.

Hamdi Berisha, thotë se ka vështirësi të mëdha për tu lajmëruar çdo gjashtë muaj në zyrat e Ministrisë së Financave, respektivisht departamenti të pensioneve, për të konfirmuar se është i gjallë.

“Shumë është ngarkesë ajo pasi ka edhe njerëz të smut unë shkoj diqysh më tri kambë, boll po kemi problem pasi po duhet dy venda mu nal për më shku deri të zyra”, ka thënë Berisha.

Me problemin e njëjtë po ballafaqohet edhe Avdullah Sopa.

Ky i fundit që jeton në një qytet tjetër, e në pamundësi që të lajmërohet me kohë, është penalizuar në dy raste.

“Dy herë më ka ndodh nuk kamë mujt më shku mu lajmëru dhe pas dy mujë dite I komë marrë dy, për ilaqe spom jesin ato para”, ka thënë Sopa.

Ndonëse jo Pacollit e Sopit, atyre që nuk mund të lëvizin e po ashtu atyre që janë mbi 80 vite, tashmë ju është bërë një zgjidhje.

Ministri i Financave Punës e Transfereve, Hekuran Murati që gjatë së dielës ka njoftuar për fillimin e projektit ku ekipet mobile kanë filluar të shkojnë të vizitojnë këto dy kategori.

Projekti, ishte pilotuar fillimisht në kryeqytet, derisa Murati, ka njoftuar se tani i njëjti realizohet në të gjitha komunat e vendit.

Për vendimin, që Shoqata e Pensionistëve e mirëpresin, drejtues të saj thonë se u njoftuan nga mediat.

Kryetari i Shoqatës, Nijazi Gashi, ankohet për telashe në komunikimin me qeverinë.

“Herën e  fundit në vitin 2021, kemi kontaktu më Hekuran Muratin jemi taku në zyren e tij dhe më asnjëher nuk na I ka hap as telefonat e as emailta nuk na I kanë kthyer, ka shumë problem që duhet më I diskutu”, ka thënë Gashi.

Në tërë Kosovën, janë përafërsisht rreth 200 mijë pensionistë.