Pep Guardiola : Erling Haaland, akoma nuk është në kulmin e tij

Erling Haaland ka shënuar dy gola ndaj Leeds United, të mërkurën mbrëma, duke siguruar që kampionët të mbyllin diferencën ndaj liderit të Premier League Arsenal në pesë pikë. Por trajneri i tij, Guardiola, pretendon që akoma nuk është kthyer në maksimumin e tij pas lëndimit

Pep Guardiola mendon se Haaland po përmirësohet

Pavarësisht dy golave, Pep Guardiola pretendoi se Erling Haaland ende nuk është kthyer në maksimumin e tij pas lëndimit.

Haaland shënoi dy gola në pjesën e dytë pasi Rodri i kishte dhënë Cityt epërsinë në kohën e fundit të pjesës së parë dhe pavarësisht goditjes së vonë me kokë të Pascal Struijk për Leeds, rezultati nuk ishte kurrë në dyshim.

Sulmuesi norvegjez Haaland tani ka shënuar 26 gola në 20 paraqitje për Cityn në të gjitha garat që nga kalimi i tij gjatë verës nga Dortmundi, duke përfshirë 20 në 14 paraqitje në ligën e parë.

Guardiola, skuadra e të cilit u ngjit në vendin e dytë dhe e mbylli diferencën ndaj liderit Arsenal në pesë pikë, tha: “Ai i humbet rastet, por shifrat janë të jashtëzakonshme”.

Ai është një kërcënim i jashtëzakonshëm për ne dhe gjithmonë në pozicionin e duhur në kohën e duhur, vërtet i mirë.

“Unë mendoj se ai ende nuk është në maksimumin e tij për shkak të lëndimit, të lëvizë trupin e tij të madh nuk është e lehtë për të, por për aq sa mund të luajë minuta, (ai) do të jetë më i mirë.”

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika