Për 10 javë rresht izraelitët protestojnë kundër disa ndryshimeve ligjore

Shumë izraelitë kanë protestuar më 11 mars, kundër planeve të Qeverisë së kryeministrit, Benjamin Netanyahu, i cili kërkon të bëjë ndryshime në sistemin gjyqësor të shtetit

Foto: Reuters

Djetëra mijëra izraelitë kanë protestuar më 11 mars, kundër planeve të Qeverisë së kryeministrit, Benjamin Netanyahu, i cili kërkon të bëjë ndryshime në sistemin gjyqësor të shtetit.

Këto protesta kanë qenë një ngjarje e rregullt javore për më shumë se dy muaj.

Gjatë kësaj kohe, kryeministri i Izraelit dhe aleatët e tij janë zotuar të vazhdojnë përpara me një sërë projektligjesh që do t’i heqin Gjykatës së Lartë aftësinë e saj për të rishikuar legjislacionin dhe për t’u dhënë politikanëve të koalicionit kontroll mbi emërimet në drejtësi.

Aleatët e Netanyahut argumentojnë se ndryshimet janë të nevojshme për të frenuar ndikimin e gjyqtarëve të rinj. Kundërshtarët e tij thonë se ndryshimet do të përqendrojnë pushtetin në duart e Netanyahut dhe do të çojnë shtetin drejt sundimit autoritar.

Më 8 mars, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është detyruar që t’i ndryshojë planet e vizitës së planifikuar në Izrael, për shkak të protestave antiqeveritare.

Austin kishte planifikuar që të shkonte në Izrael për një vizitë njëditore, dhe të takohet me zyrtarët izraelitë në Jerusalem apo në Ministrinë e Mbrojtjes në qendër të Tel Avivit. Por, për shkak të protestave, ai i zhvilloi këto takime në një fabrikë pranë aeroportit ndërkombëtar të Izraelit.

Pentagoni ka njoftuar se ndryshimi i lokacionit të takimeve është bërë me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit. REL

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika