Gjysmë milioni euro ka arritur shuma e gjobave ndaj partive politike, të shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkelje gjatë fushatës zgjedhore.

Vetëm në vendimet e publikuara më 1 shkurt nga PZAP, tri parti politike u gjobitën në total 73 mijë e 100 euro.

Por, me gjithë këto dënime, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, situata nuk po ndryshon.

Vullnet Bugaqku – Hulumtues në KDI 03:10“Është shqetësuese por edhe është për tu habitur fakti se përkundërgjobave të mëdha që pzap po i shqipton subjekteve politike, për përdorimin e gjuhës nxitëse dhe gjuhës urrejtjes, vërehet se kandidatët për kryeministër nuk frenojnë gjuhën e tyre dhe po përdorin gjuhë fyese e urrejtes..”

Nga ky Institut thonë se gjobat në këto zgjedhje janë më të larta, sesa herëve të kaluara, e që sipasish-anëtarit të PZAP-së, Hasan Shala kjo ndodhë për shkak të mosdisiplinimit të subjekteve politike.

Hasan Shala – Ish anëtar i PZAP-së tha se “Dënimet kanë për qëllim që subjektete politike të kenë sjellje korrekte dhe politike dhe qëllimi i dënimit është qëkëta  të përmirësime dhe të jenë korrekt gjatë fushatës,  nëse nuk kanë përmirësime atëherë PAZAP iu dyfishonë edhe dënimet, se nuk ka pasur efekt dënimi i parë, edhe andaj janë dënimet në këtë masë..”

Vendimet e PZAP-së, mund të ankimohen në Gjykatën Supreme, e që deri tash janë dërguar 24 ankesa, prej të cilave 19 janë përfunduar, e 5 të tjera janë ende në shqyrtim. 

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, zyrtarisht ka nisur më 11 janar, dhe përfundon më 9 janar në orën 7 të mëngjesit, kur edhe hapen vendvotimet.