Për 5 muaj mbi 600 raste me kancer janë identifikuar në Kosovë

Sipas SHSKUK-së, për pesë muaj në Kosovë janë regjistruar 611 raste me kancer. Sipas tyre, më së shumti raste janë ato me kancer të gjirit me, gjithsej, 176

Rezonanca Magnetike (RM, MRI)

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se gjatë pesë muajve të fundit në Kosovë janë diagnostikuar 611 raste me kancer.

Sipas ShSKUK-së, në saje të raportit të punës, ka treguar se numri më i madh i paraqitjeve së këtyre rasteve janë gjatë peiudhës janar-maj. Rastet më të shumta ishin diagnostikuar me kancer gastrintestinal, urogjenital, kancer të gjirit, të mushkërive dhe të kancerit kokë-qafë.

Foto e postuar nga SHSKUK-ja

“Për 5 muaj në Kosovë janë identifikuar 611 raste me kancer, të cilat po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.

”Në saje të raportit të punës për periudhën janar-maj 2022 janë regjistruar 176 raste me kancer të gjirit, 65 raste me kancer në mushkëri, 140 raste me kancer gastrointestinal, 143 raste me kancer urogjenital dhe 87 raste me kancer në kokë-qafë”, njofton SHSKUK-ja.

“Mjekët onkologë kanë realizuar 19 mijë e 495 kontrolle mjekësore gjatë kësaj kohe, gjersa janë aplikuar 12 mijë e 640 terapi me citostatikë. Në Klinikën e Onkologjisë, në pjesën e parë të këtij viti, pa llogaritur muajin qershor, deri tash janë bërë 528 CT dhe 174 ECHO”, thuhet më tej në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika